Ambasadori Wendt prezanton “Payday Activities”: Punojmë që SHBA dhe Shqipëria të jenë më të forta, begata e të sigurta

17 Nëntor 2026 | 15:58

Ambasadori amerikan, Eric Wendt ka prezantuar në Ambasadë e SHBA-së në Tiranë “Payday Activities”. Përmes një postimi në “X”, ambasada amerikane ka ndarë detaje nga takimi teksa e ka cilësuar si një traditë krenare e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Më tej në njoftim theksohet se ata i uruan mirëseardhjen kolegëve të rinj dhe nderuan ata që po largohen. Sipas ambasadës, ata punojnë së bashku për t’i bërë Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë më të forta, më të begata dhe më të sigurta.

“Prej Luftës Amerikane për Pavarësi e deri më sot, traditat më të mira janë ato që i bashkojnë njerëzit. Ambasadori Wendt prezantoi së fundmi në Ambasadë “Payday Activities”, një traditë krenare e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Duke u mbledhur si një ekip në Ambasadë, u uruam mirëseardhjen kolegëve të rinj, nderuam ata që po largohen dhe vlerësuam anëtarët e ekipit që kanë bërë edhe më shumë seç u kërkonte detyra. Çdo ditë, ky grup i jashtëzakonshëm punon së bashku për t’i bërë Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë më të forta, më të begata dhe më të sigurta”, thuhet në postimin e ambasadës Amerikane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojë litri

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë çmimet e reja të naftës dhe benzinës. Sipas njoftimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil,...
15:46 | 17/11/2026

Dëmshpërblim 100% për bizneset e vogla të dëmtuara nga protestat, zv.ministri Keputa: Nisin në janar, shuma do t’u kërkohet shkaktarëve

Komisioni i Ekonomisë miratoi këtë të martë Aktin Normativ për dëmshpërblimin e biznesit të vogël të dëmtuar, në masën 100% të vlerës së dëmit të...
15:37 | 17/11/2026

Zv.Ministri Qefalia: Rritje 15-20 mijë lekë për policët sipas kategorive dhe vjetërsisë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhemal Qefalia i ftuar këtë të martë në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me buxhetin e shtetit....
15:18 | 17/11/2026