Gjermania i ofron 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës, fokusi te mbrojtja ajrore

17 Nëntor 2026 | 16:09

Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës edhe 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake, me fokus në mbrojtjen ajrore, ndërsa Rusia po shton sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të vendit në prag të dimrit.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e ka bërë të ditur këtë paketë të martën, përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Gjermania po kontribuon në paketën e fundit të ndihmës në kuadër të nismës së ashtuquajtur PURL, Lista e Nevojave të Prioritizuara të Ukrainës, përmes së cilës vendet aleate blejnë armë amerikane për Ukrainën. Në këtë nismë, Gjermania po bashkëpunon me Norvegjinë.

“Rusia po shton sulmet e saj ajrore, sepse nuk po arrin përparim në fushën e betejës”, ka thënë Pistorius.

Ai ka shtuar se vendet që mbështesin Ukrainën duhet të vazhdojnë t’i ofrojnë asaj ndihmë efektive dhe të shpejtë në fushën e mbrojtjes ajrore.

Paketa përfshin raketa të drejtuara për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, si dhe sisteme IRIS-T dhe raketa për to, të cilat Gjermania i kishte njoftuar më herët.

Pistorius ka thënë se Gjermania po përgatitet të integrojë raketat IRIS-T në sistemet norvegjeze të mbrojtjes ajrore NASAMS, Sistemet Kombëtare të Avancuara të Raketave Tokë-Ajër.

Ai ka theksuar se mbështetja për Ukrainën nuk është çështje bamirësie, por një çështje e sigurisë evropiane dhe e ndalimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OBSH: Përdorimi i lartë i duhanit midis grave dhe vajzave evropiane është shqetësues

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH përmes një raporti ka deklaruar se çdo pjesë e botës po përmbush objektivat globale për uljen e përdorimit të duhanit...
15:45 | 17/11/2026

Fundoset brenda 48 orëve anija e dytë tregtare në brigjet e Bullgarisë, nis operacioni i shpëtimit për 19 anëtarët e ekuipazhit

Një anije cisternë gazi me flamur të Liberisë u fundos në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi të martën, sipas Ministrisë së...
15:11 | 17/11/2026

Me syze dhe cigare në dorë, Kim Jong Un shfaqet në resortin e skive në kufi me Kinën (VIDEO)

Duke pirë duhan, me syze dielli dhe i shtrirë në një kolltuk lëkure, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shihet në foto dhe...
14:31 | 17/11/2026