Tuesday / November 17 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Artikull i Sponsorizuar

KONTAKT, 27 vite në tregun e ndërtimit: Sfidat, standardet dhe vizioni për të ardhmen

Share Share Icon

Intervistë me z. Genci Bektashi, Drejtues i Departamentit të Auditit të Brendshëm

 Si ka ndryshuar tregu i ndërtimit dhe ai imobiliar gjatë 20 viteve të fundit?

Ka ndryshuar rrënjësisht. Dikur mjaftonte të kishe një truall dhe pas një viti shihje aty një pallat. Standardet nuk ishin gjithmonë prioritet, ndërsa sot, fatmirësisht, ndërtimi është kthyer në një proces shumë më kompleks. Nuk mjafton të ngresh një ndërtesë; duhet të mendosh për arkitekturën, infrastrukturën, komunitetin dhe ndikimin që projekti do të ketë në zhvillimin e gjithë zonës.

Për ne, ndërtimi nuk është thjesht një projekt, por një fazë e jetës sonë. Për vite me radhë je në kontakt të përditshëm me punonjësit, bashkëpunëtorët, nënkontraktorët, institucionet shtetërore, komunitetin dhe, natyrisht, klientët. Është një proces ku ndërton po aq marrëdhënie sa edhe metra katrorë.

Edhe blerësi ka ndryshuar. Sot nuk pyet vetëm për sipërfaqen dhe çmimin, por kërkon cilësi, arkitekturë, eficiencë, shërbime dhe siguri investimi. Dhe me të drejtë. Kur investon kursimet e një jete, nuk po blen thjesht katër mure.

Cilat janë sfidat dhe vështirësitë më të mëdha me të cilat përballet Kontakt sot?

Sfidat në ndërtim nuk kanë munguar asnjëherë, por sot janë bërë më komplekse dhe, mbi të gjitha, më të kushtueshme. Çmimet e tokave, materialeve të ndërtimit, pagave dhe kostove të tjera po rriten vazhdimisht. Natyrisht, janë rritur edhe çmimet e apartamenteve, por kjo nuk do të thotë automatikisht më shumë fitim. Sa më të mëdha investimet, aq më e rëndësishme bëhet aftësia për të planifikuar, menaxhuar dhe ruajtur ekuilibrin financiar.

Një tjetër sfidë serioze është fuqia punëtore. Largimi i profesionistëve dhe punonjësve drejt tregjeve të huaja e ka bërë gjithnjë e më të vështirë gjetjen dhe mbajtjen e stafit të kualifikuar. Sot nuk mjafton të investosh vetëm në beton dhe teknologji; duhet të investosh po aq te njerëzit që i japin jetë projektit.

Ritmi i tregut nuk të fal. Vendimet duhen marrë shpejt, ndërsa investimet kërkojnë planifikim afatgjatë. Të ndërtosh shpejt nuk do të thotë të nxitosh, por të kesh organizim, koordinim dhe disiplinë, sidomos kur menaxhon disa projekte njëkohësisht. Ndërkohë, hapja e tregut ndaj investitorëve, blerësve dhe studiove ndërkombëtare ka rritur konkurrencën dhe pritshmëritë për cilësinë. Sot nuk mjafton më të jesh më i miri në lagje; duhet të jesh konkurrues me atë që ndërtohet në Europë, si në standarde, ashtu edhe në ritmin e realizimit.

Nga këndvështrimi i auditit, rritja e investimeve ka sjellë edhe një kompleksitet më të madh financiar. Një vendim i gabuar në fillim mund të ndikojë një projekt për vite. Prandaj, kontrolli financiar nuk është thjesht çështje numrash, por pjesë e rëndësishme e strategjisë së kompanisë.

Çfarë e irriton më shumë Gencin në tregun e ndërtimit? Dhe çfarë e bën optimist për të ardhmen?

Në këtë treg, sapo mendon se i ke llogaritur të gjitha, ndryshon diçka. Sot çmimi i materialeve, nesër fuqia punëtore, pasnesër kërkesat e tregut. Të gjithë duan cilësi europiane, afate rekord dhe çmime sa më të ulëta. Mundësisht të tria bashkë, dhe nëse mundet, që dje. Por gjithë kjo paqëndrueshmëri që na karakterizon si vend, përveç sfidave, na ka dhënë edhe një përvojë që vështirë ta marrësh nëpër shkolla.

Këtu nuk ke shumë luksin të ndjekësh manuale, sepse deri sa të mbarosh së lexuari, rregullat mund të kenë ndryshuar. Kemi mësuar të përshtatemi, të improvizojmë kur duhet dhe të gjejmë zgjidhje edhe aty ku duket se nuk ka.

Sigurisht, në shumë aspekte jemi ende vite dritë larg tregut europian, por nuk do t’i nënvlerësoja brezat e rinj. Janë njerëz që udhëtojnë, studiojnë jashtë, shohin si funksionon bota dhe, çuditërisht për disa, zgjedhin të kthehen e të investojnë këtu. Sjellin njohuri, mentalitet dhe standarde të tjera, por mbi të gjitha nuk e pranojnë aq lehtë shprehjen e famshme “ky vend nuk bëhet”. Dhe kjo më bën optimist. Ndoshta nuk do ta arrijmë Europën aq shpejt sa ndërtojmë pallate, por të paktën kemi një brez që nuk pret t’ia sjellë dikush Europën këtu.

Pas gjithë këtij këndvështrimi mbi tregun, na përshkruani pak edhe kompaninë ku punoni dhe, siç duket, edhe “jetoni” prej 25 vitesh.

Pse u bënë 25 vite? Sa herë thosha “të mbarojmë edhe këtë projekt”, fillonte një tjetër. Dhe ja ku jemi, 25 vite më vonë, ende me projekte në ndërtim, madje edhe një plan pesëvjeçar me projekte të reja. S’po gjejmë rehat, domethënë.

Ok, realisht tani, ne nuk jemi thjesht kompani ndërtimi. Ne investojmë, zhvillojmë dhe ndërtojmë, nga blerja e truallit deri te transformimi i një zone të tërë. Bashkëpunojmë me studio arkitekturore ndërkombëtare, si OMA, me të cilën realizuam Mangalem 21 dhe po zhvillojmë Balladën. Pastaj janë Magnet me Daniel Libeskind, AnA, Eagle in Flight, PaskOne, NAYA e shumë të tjera. Po t’i numëroj të gjitha, do të na duhet një intervistë e dytë.

Synojmë çmime ndër më konkurrueset në treg. Ofrojmë apartamente duke filluar nga 60,000 euro, me lehtësi blerjeje edhe për familjet pa kolateral. Sepse të rinjtë nuk mund të presin të trashëgojnë një shtëpi për të krijuar familjen e tyre. Synojmë rezidenca ku të tre brezat të jetojnë rehat: fëmijët të luajnë, të rinjtë të kenë hapësirat e tyre dhe gjyshërit pak qetësi.

Por këto janë informacione që mund t’i gjeni kudo. Mjafton të kërkoni kontakt.al në Google ose të pyesni komshiun, me shumë mundësi do t’ju tregojë edhe më tepër nga sa kërkuat. Nuk dua të bëhem përsëritës në këtë intervistë. Fundja, unë merrem me auditin; reklamën ia lë departamentit që bën marketingun.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Boarding Bridge: Ura drejt arsimit parauniversitar elitar zviceran për familjet shqiptare

Intervistë me Drejtuesin e BOARDING BRIDGE Erion Kosovrasti   Shkollat private ndërkombëtare të arsimit parauniversitar në Zvicër po tërheqin inter...

Nov 10, 2026 8 Min Lexim

Jumbo: 15 vite në Shqipëri, konsolidim dhe rritje në disa tregje

Ani Xhetani- CEO Jumbo Western Balkans & Moldova   Si do ta vlerësonit ecurinë e Jumbo-s gjatë vitit 2025? Viti 2025 ka qenë një vit shumë pozi...

Nov 10, 2026 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!