Kryedemokrati Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit ka njoftuar se PD do ti bashkohet protestës së studentëve më 28 nëntor. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në protestë kundër qeverisë Rama, duke nderuar flamurin kombëtar. ‘Duhet të nderojmë flamurin, duhet të nderohen me 28 Nëntor të rënët e kombit të të gjitha kohërave, sakrifica e tyre. Ndaj dhe ftoj të gjitha bizneset nga mbarë vendi të shndërrojmë 28 Nëntorin në ditën e nderimit më të madh të flamurit tonë. Me një regjim si ky, pasiguria totale i pret shqiptarët. barbaria që ai tregoi ndaj studentëve nuk i falet kurrë. Ato këmbë të thyera, ato krahë, ato kafka të çara, janë plagë për çdo shqiptar, sepse ato kanë qenë akte barbare, të një njeriu për karrigen e tij që ka pasur motiv vetëm urrejtjen ndaj rinisë shqiptare, ndaj të ardhmes së këtij vendi. 28 Nëntori, dita e përkushtimit tonë ndaj flamurit, himnit të tij dhe të ardhmes të Shqipërisë.’ Berisha deklaroi se synimi është që 28 Nëntori të shndërrohet në një protestë të madhe me qytetarë nga të gjitha qytetet.