Mazhoranca dhe opozita nuk gjetën gjuhën e përbashkët në mbledhjen e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore dhe dy palët vendosën që t’i drejtohen Komisionit të Venecias për opinion në lidhje me draftet përkatëse që propozojnë. Nga opozita kërkuan rikthimin e koalicioneve me lista të përbëra, vendosjen e një sistemi proporcional kombëtar me lista 100 për qind të hapura dhe hapjen e plotë të listave për këshillat bashkiakë. Propozimet e opozitës u pritën me skepticizëm nga mazhoranca.