Deputetja demokrate njëherazi edhe Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut dhe Medias, Jorida Tabaku, përmes një deklarate nga Kryesia e Kuvendit drejtoi akuzat nga drejtuesja e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Sipas saj, AMA nuk e ka fshehur anësinë politike, teksa theksoi se qeveria po përdor edhe institucionet e pavarura në favor të saj. ‘Qeveria socialiste ka nisur të përdorë si kamzhik ndaj qytetarëve jo vetëm policinë e shtetit por edhe institucionet e pavarura në letër siç është AMA. Fatkeqësisht politizimi i AMA’s ndërsa në progres raportin e Këshillit të Europës drejtuesja e AMA etiketohet si një person thellësisht politik, që kohët e fundit as e ka fshehur anësinë politike duke gjobitur çdo media që brenda saj ka zëra opozitarë.’ Tabaku akuzoi deputetët socialistë të komisionit se kanë bllokuar përcjelljen e kërkesës për dëgjesë me drejtuesen e Autoritetit të Mediave Audiovizive.