Një sasi lënde e dyshuar narkotike është gjetur në dhomën e një të dënuari në burgun e sigurisë së lartë në Fier.
Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndron shtetasi me inicialet L.K., i dënuar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, është gjetur një qese e ambalazhuar, brenda së cilës dyshohet se ndodhej lëndë narkotike e llojit cannabis sativa, informon drejtoria e burgjeve.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve do të vijojë procedurat përkatëse për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe referimin e materialeve në Prokurorinë e Fierit.
Rrethanat e rastit dhe natyra e lëndës së sekuestruar pritet të përcaktohen në vijim të procedurave hetimore.
© SYRI.net