SHBA-të demonstrojnë aftësitë e teknologjisë ushtarake të gjeneratës së ardhshme gjatë një stërvitjeje në Gjermani
Ushtria Amerikane zhvillon në Gjermani demonstrim me qitje reale, duke testuar sulme të koordinuara me dronë, mjete tokësore pa pilot dhe sisteme ekzistuese raketore, në kuadër të vlerësimit të kapaciteteve për njësitë e ardhshme ushtarake.
Ngjarja e zhvilluar më 12 nëntor në poligonin e stërvitjes Grafenwoehr u organizua nga Qendra e Zhvillimit të Kapaciteteve Luftarake të Ushtrisë Amerikane (DEVCOM), në bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane në Evropë dhe Afrikë dhe Komandën e 7-të të Trajnimit të Ushtrisë.
Gjatë stërvitjes, ushtarët e Brigadës së 173-të Ajrore operuan dronë në kuadër të demonstrimit ushtarak.
Demonstrimi synonte të shqyrtonte mënyrën se si sistemet ajrore dhe tokësore pa pilot mund të kombinohen për të goditur objektiva në distancë, duke reduktuar nevojën për praninë e personelit pranë tyre. Gjithashtu, u testua përdorimi i teknologjive të disponueshme në treg, krahas pajisjeve të Ushtrisë Amerikane, sipas një deklarate të kësaj të fundit, të publikuar nga Shërbimi i Shpërndarjes së Informacionit Vizual të Mbrojtjes (DVIDS).
Gjatë demonstrimit me municion të vërtetë, një dron TRV-150 lëshoi tym mbi një objektiv. Më pas, dronët e lëshuar nga një sistem lëshues për dronë në grup HIV3, i montuar në një mjet tokësor pa pilot R3NEGADE, kryen një goditje autonome.
Ushtria Amerikane prezantoi gjithashtu një mjet ajror TRV-400, të pajisur me sistemin në zhvillim FIR3FLY, me kapacitet kundërtank. Ai ishte pjesë e një koncepti me bazë kontejnerësh, i projektuar për të mundësuar ruajtjen dhe dislokimin në distancë të dronëve.
Ushtria Amerikane bëri të ditur se ky aktivitet ishte në përputhje me elementet e goditjes dhe qëndrueshmërisë të doktrinës së saj ushtarake “How the Army Fights”( Si lufton Ushtria).
Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang do të paraqitet para komiteteve të Kongresit Amerikan në dhjetor
Gjermania i ofron 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës, fokusi te mbrojtja ajrore
OBSH: Përdorimi i lartë i duhanit midis grave dhe vajzave evropiane është shqetësues
- 16:40 Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang do të paraqitet para komiteteve të Kongresit Amerikan në dhjetor
- 16:37 Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden doza hashashi
- 16:30 “Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë,” Detaje nga dosja ‘Çopja-Çela’: Bënë 520 mln euro në 2 vite
- 16:28 Lara Colturi e dyta në podiumin botëror, Elvis Toçi: Sportisja shqiptare më e klikuar në botë
- 16:16 Aksidenti me një viktimë në Vlorë, arrestohet shoferi i skrepit
- 16:09 Gjermania i ofron 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës, fokusi te mbrojtja ajrore