Një mesazh i veçantë nga Irlanda ka ardhur në prag të përballjes futbollistike me Kosovën.
Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen i Irlandës, Thomas Byrne, ka përcjellë një mesazh miqësor, duke vlerësuar raportet e shkëlqyera mes dy vendeve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Byrne ka falënderuar Kosovën, duke rikujtuar edhe bashkëpunimin e përbashkët në misionin paqeruajtës të KFOR-it.
Ai ka theksuar se Irlanda e çmon jashtëzakonisht shumë kontributin e saj në ruajtjen e paqes dhe marrëdhëniet me popullin kosovar.
Në mesazhin e tij, ministri irlandez ka dhënë një deklaratë domethënëse për miqësinë mes dy vendeve.
“Faleminderit edhe ty, Kosovë! Irlanda e vlerëson thellësisht traditën tonë paqeruajtëse dhe pjesëmarrjen në KFOR. Miqësia jonë e fortë me Kosovën nuk do të vihet kurrë në dyshim!”, ka shkruar ai.
Megjithatë, Byrne nuk ka harruar se në fushën e futbollit emocionet janë ndryshe.
“Megjithatë, sonte jemi në ekipe të ndryshme”, ka përfunduar ministri irlandez.
Mesazhi i tij dëshmon se përtej rivalitetit sportiv, respekti dhe miqësia mes Kosovës dhe Irlandës mbeten të forta.
Një gjest që i jep edhe më shumë kuptim përballjes së dy përfaqësueseve, ku në fushë do të jenë kundërshtare, por jashtë saj mbeten mike.
© SYRI.net
Shqipëria U-17 mundet nga Finlanda, por kalon turin në Europian! E ndihmon ndeshja me 9 gola e rivalëve
Real Madrid hap derën për largimin e Alexander-Arnold, Chelsea interesohet, Liverpool në pritje
Leipzigu përgatit transferimin përfundimtar të Brajan Grudës, Bayerni mbetet në pritjeBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: