Ambasadori Tarran takon kreun e Gjykatës së Lartë, në fokus përdorimi i tepruar i masës së paraburgimit
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, është takuar këtë të martë me Presidentin e Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.
Takimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Prezencës së OSBE-së në rrjetin social X, ku theksohet se biseda u fokusua te çështjet kyçe të reformës në drejtësi, forcimi i bashkëpunimit, aktet e dhunshme kundër ambienteve të Gjykatës së Lartë, si dhe përdorimi i tepruar i masës së paraburgimit.
“Ambasadori Tarran u takua me Presidentin e Gjykatës së Lartë Ilir Panda për të diskutuar çështje kyçe të drejtësisë dhe bashkëpunimit. Ai e përgëzoi Pandën për emërimin e tij dhe shprehu shqetësim për aktet e dhunshme kundër ambienteve të Gjykatës së Lartë. Adresimi i përdorimit të tepruar të paraburgimit ishte një temë kryesore e takimit”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.
“Le të jetë ky Nëntori i Tretë”, studentja: Më 28 Nëntor do vijnë me mijëra nga diaspora…
Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden doza hashashi
“Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë,” Detaje nga dosja ‘Çopja-Çela’: Bënë 520 mln euro në 2 vite
- 17:11 PDK: Do t’i përgjigjemi vendimit të Speciales me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike
- 17:04 “Le të jetë ky Nëntori i Tretë”, studentja: Më 28 Nëntor do vijnë me mijëra nga diaspora…
- 16:50 SHBA, del jashtë funksionit rrjeti i klasifikuar i komunikimeve të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare
- 16:48 SHBA-të demonstrojnë aftësitë e teknologjisë ushtarake të gjeneratës së ardhshme gjatë një stërvitjeje në Gjermani
- 16:40 Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang do të paraqitet para komiteteve të Kongresit Amerikan në dhjetor
- 16:37 Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden doza hashashi