Rrjeti i brendshëm i komunikimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), i vendosur në Maryland, ka pësuar ndërprerje, duke penguar shkëmbimin e të dhënave të klasifikuara mes punonjësve të saj.
Sipas CNN, që iu referua gjashtë personave të informuar për situatën, sistemi i njohur si NSA Net nuk po funksionon. Agjencitë përkatëse po hetojnë për të përcaktuar përmasat dhe arsyet e problemit.
Të lidhura
None found
Burimet e cituara nga rrjeti televiziv thanë se, deri tani, nuk ka dëshmi se ndërprerja ka ardhur si pasojë e një sulmi kibernetik.
NSA Net shërben si rrjet i brendshëm i agjencisë amerikane të inteligjencës dhe u mundëson punonjësve të komunikojnë e të shkëmbejnë informacion me nivel shumë të lartë klasifikimi.
Ndërkohë që po vlerësohet situata, agjencia ka marrë masa të përkohshme për përballimin e ndërprerjes.
Sipas personave të cituar nga CNN, NSA ka vendosur që punonjësit të paraqiten në punë në mënyrë graduale.
Nuk dihet ende sa i gjerë është problemi, sa punonjës janë prekur apo kur pritet të rikthehet funksionimi i rrjetit.








