
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit italian Francesco Becchetti, duke lënë përfundimisht në fuqi dënimin me 12 vite burg ndaj tij. Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 2112 (30-2025-7758), datë 30 shtator 2025, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Biznesmeni italian Francesko Becchetti u dënua përfundimisht me vendim të formës së prerë me 12 vite burg nga Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm.
Ndaj tij, gjykata aplikoi nenin 55 që parashikon bashkimin e dënimeve, pasi Gjykata e Tiranës në 2022, dha 17 vite burg për Becchettin, i akuzuar për kryerjen e 4 veprave penale. Masa e dënimit u lehtësua edhe për bashkëpunëtorin e Bechettit, Mauro de Renzis për të cilin Apeli vendosi dënimin me 12 vite burg, nga 16 që kishte dhënë shkalla e parë. Për pjesën tjetër të grupit, dënimet nuk u ndryshuan.
Francesco Beçheti është shpallur në kërkim nga shtetit shqiptar në vitin 2015, për veprat penale “ vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “krijim i skemave mashtruese”, “pastrim parash” dhe “ falsifikim”.
Shqipëria i pati dhënë atij një koncesion për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, në fund të viteve 90’, teksa akuzat ndaj tij u bënë për herë të parë publike në vitin 2015, vit kur u lëshua urdhër arrest për biznesmenin italian dhe kur prokuroria e Tiranës vendosi masën e sekuestros për pronat e tij, përfshirë dhe televizionin “Agon Channel”.