Selena Gomez fiton betejën ligjore, rrëzohet padia për mashtrim ndaj saj dhe kompanisë Wondermind

Padia për mashtrim e ngritur kundër këngëtares amerikane Selena Gomez, lidhur me startup-in e shëndetit mendor Wondermind, është tërhequr plotësisht nga investitorët që e kishin çuar çështjen në gjykatë. Mësohet se, padia ishte ngritur në gusht nga dy firma investimi, të cilat pretendonin se kishin investuar rreth 1.2 milionë dollarë në kompani pa u informuar për gjendjen e saj reale financiare dhe problemet e brendshme.

Në proces përfshiheshin Selena Gomez, nëna e saj Mandy Teefey dhe ish-bashkëpunëtorja Danielle Pierson. Investitorët pretendonin se u ishte dhënë informacion i pasaktë për funksionimin, menaxhimin dhe perspektivat ekonomike të Wondermind. Ekipi ligjor i këngëtares i kishte kundërshtuar akuzat, duke argumentuar se ajo nuk kishte kontrolluar drejtimin e kompanisë dhe kishte pasur vetëm një rol këshillues, ndërsa kishte zotëruar një pjesë të vogël të aksioneve.

Të lidhura

None found

Pas tërheqjes së padisë pa të drejtë për ta ngritur sërish, avokati i Gomez deklaroi se këngëtarja është e kënaqur me përfundimin e çështjes dhe dëshiron ta lërë pas këtë kapitull. Wondermind u themelua në vitin 2022 me synimin për të promovuar shëndetin mendor, por më vonë u përball me vështirësi financiare dhe probleme në pagesën e punonjësve.


Shtuar më 17.11.2026 17:47

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet