Erjon Vishkulli është kthyer nga Italia pas ndërhyrjeve në sy prej dëmtimit që pësoi gjatë protestave të dhunshme në Tiranë.
Në rrjetet e tij sociale, 28-vjeçari ka rishpërndarë një video të një miku të tij i cili i uron mirëseardhjen.
Në video shihen një mori makinash brenda një parkingu, të cilat duket se i përkasin miqve të tij që kanë ardhur për ta mirëpritur.
Në Itali, Vishkulli kreu 3 ndërhyrje, ku e fundit lidhej drejtpërdrejt me rikthimin e shikimit.
Më herët, Erjon Vishkulli kreu një ndërhyrje në klinikën “Gemelli” në Romë me mbështetje financiare nga qeveria 5 milionë lekë të rinj.
Bluzat e bardha kanë nxjerrë nga syri edhe trupin e huaj, ku siç ka njoftuar më herët prokuroria e Tiranës, materiali do të sekuestrohet për tu ekzaminuar se çfarë është, teksa dyshimet e para kanë qenë për plumb gome gjatë përplasjeve në javën e parë të protestës.












Komente
Komento