INSTAT, eksportet arrijnë në 31,6 miliardë lekë në muajin tetor

Ekonomi | 1 minutë më parë

Eksportet shqiptare arritën në 31,6 miliardë lekë gjatë tetorit 2026, duke shënuar një rritje prej 1,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të INSTAT, rritjen më të madhe të eksporteve e dhanë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, si dhe grupi i makinerive dhe pajisjeve, ndërsa materialet e ndërtimit, metalet, tekstilet dhe këpucët vijuan të shënojnë rënie.

Në të kundërt, importet u rritën me 9,8% në bazë vjetore, duke arritur në 87,5 miliardë lekë. Si pasojë, deficiti tregtar u zgjerua në 55,9 miliardë lekë, me një rritje prej 15,1% krahasuar me tetorin 2025.

Bashkimi Evropian mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, duke zënë 52,1% të shkëmbimeve tregtare, ndërsa përqendrimi i eksporteve drejt vendeve të BE-së arriti në 71,2%. Sa u përket partnerëve tregtarë, eksportet u rritën drejt Gjermanisë dhe Italisë, ndërsa Kina dhe Greqia shënuan rritjen më të lartë të importeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme