Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Sarandës. Ambasadori Wendt ka zhvilluar takime me përfaqësues të bizneseve lokale, me të cilët ka diskutuar mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se ambasadori i SHBA nuk është takuar me kryebashkiakun e Sarandës, Oltion Çaçi. Të shkosh në qytetin e Sarandës dhe të mos takosh të parin e qytetit ngre shumë pikëpytje!
Momentalisht nuk dihen arsyet e kësaj shmangie, por aludohet se Çaçi mund të pëballet së shpejti me SPAK!














