Ekskluzive/ Parandalimi i sulmit terrorist në Greqi, zbulohet shënjestra e katër shqiptarëve
Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar vendimin për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, duke e shpallur të pafajshëm për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Më herët, Gjykata e Lezhës e shpalli fajtor Ndrecën për disa vepra penale dhe e dënoi në dhjetor të 2025, me 4 vite e 4 muaj burg.
Apeli ka ndryshuar qëndrimin për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, duke e shpallur të pafajshëm për këtë vepër penale.
Çështja lidhet me hetimet për kultivimin e kanabisit në një stan në zonën e Kashnjetit, në Lezhë, ku në prill të vitit 2024 u zbuluan 2.973 bimë narkotike, si dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.
Vendimi i Gjykatës së Apelit vjen pas dënimit të dhënë nga Gjykata e Lezhës në dhjetor 2025.
Top Channel