Arrestohet në spital drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë, tip skrep që u përfshi në aksidentin tragjik ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula.
63-vjeçari, Thanas Poçaj, ishte plagosur nga përplasja dhe ishte transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mësohet se është arrestuar nga policia.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, 16 nëntor, në autostradën Fier–Vlorë, pranë Novoselës. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net