Rrëzohet avioni ushtarak në Siberi, raportohet për 17 viktima/ Momenti i shpërthimit kapet nga kamerat

17/11/2026 18:39

Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në rajonin e Kemerovos, në jugperëndim të Siberisë, ku një avion ushtarak transporti rus i tipit An-12 është rrëzuar.

Sipas raportimeve të mediave ruse, nga rrëzimi i avionit kanë mbetur të vdekur 17 personat që ndodheshin në bord.

Pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë tregojnë avionin të përfshirë nga flakët gjatë rënies, përpara se të shpërthente në momentin e përplasjes me tokën.

Guvernatori i rajonit, Ilya Seredyuk, konfirmoi aksidentin ajror përmes një njoftimi në kanalin e tij zyrtar, duke bërë të ditur se ngjarja kishte ndodhur pranë fshatit Yagunovo. Ai deklaroi se ishte nisur drejt vendngjarjes, ku kanë mbërritur shërbimet e emergjencës.

Top Channel