“Një tjetër hap i rëndësishëm”, Duka reagon pas kualifikimit të Shqipërisë U-17 në raundin e dytë kualifikues

17 Nëntor 2026
18:31
Telesport
back button

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit 1-3 ndaj Finladës, Shqipëria U-17 e drejtuar nga Armand Dama, është renditur e dyta në grup dhe ka siguruar biletën për në raundin e dytë kualifikues për në Ligën A.

Menjëherë pas këtij suksesi, ka ardhur edhe reagimi Armand Dukës, i cili uron kuqezinjtë e vegjël për suksesin e arritur dhe tregon synimet për të ardhmen.

” Një tjetër hap i rëndësishëm për futbollin tonë të moshave! Kombëtarja U-17 siguroi vendin e dytë në Grupin 4 dhe do të vijojë garën në raundin e dytë të kualifikueseve të UEFA EURO 2027, në League A, ku do të luftojë për një vend në fazën finale të Europianit.

Urime djemve, trajnerit Armand Dama dhe gjithë stafit për këtë arritje! Krenar për punën dhe përkushtimin e tyre. Vijojmë të besojmë 🇦🇱 dhe të punojmë për të shkuar edhe më larg”, shkruan Duka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit