Një avion transporti ushtarak rus i modelit An-12 është rrëzuar në rajonin e Kemerovos, në pjesën jugperëndimore të Siberisë.
Raportimet e mediave ruse bëjnë të ditur se të 17 personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Të lidhura
None found
Momentet e fundit të fluturimit janë regjistruar nga kamerat e sigurisë. Në pamje, avioni shihet duke u përfshirë nga flakët teksa po binte, ndërsa shpërthimi ndodhi në çastin kur u përplas me tokën.
Ngjarja është konfirmuar nga guvernatori i rajonit, Ilya Seredyuk, përmes një njoftimi në kanalin e tij zyrtar. Sipas tij, rrëzimi ndodhi pranë fshatit Yagunovo, ndërsa ekipet e emergjencës kanë shkuar në vendngjarje dhe vetë guvernatori është nisur drejt zonës.








