Mes lotëve, miq dhe familjarë i kanë dhanë lamtumirën e fundit, shefit të Krimeve te Renda në Policinë e Vlorës, Ermal Lula, I cili u përfshi në një aksident tragjik pasditen e së hënës në autostradën Fier–Vlorë, pranë Novoselës. 41-vjecari humbi jetën pasi humbi kontrollin ndaj automjetit të tij, pasi u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë të llojit skrep, I cili po drejtohej nga 63-vjeçari Thanas Poçaj. Drejtuesi I skrepit mbeti I plagosur nga përplasja dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku është vënë edhe nën pranga të policisë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.