Bota
Rrëzohet avioni luftarak në Serbi, humb jetën piloti 53-vjeçar

Piloti ushtarak serb Goran Bulajic, 53 vjeç, vdiq sot pasi avioni i tij luftarak u rrëzua në një fushë në veriperëndim të Beogradit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Aeroplani u rrëzua pranë Stara Pazovës, rreth 31 kilometra në veriperëndim të Beogradit, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.
Autoritetet serbe po hetojnë incidentin.Avioni i përkiste Brigadës së 204-të të Aviacionit të Bazës Ajrore të Batajnicës.
Që nga pavarësia e Serbisë në vitin 2006, forcat e saj të armatosura kanë pësuar 14 aksidente aviacioni, me një total prej 17 viktimash, që përfshijnë 12 avionë dhe dy helikopterë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




