Ka tensione përpara Kryeministrisë mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesit kanë tentuar që të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por se nuk janë lejuar nga ana e policisë. “Terroristë, terroristë”, janë thirrjet e protestuesve ndaj efektivëve.

Efektivët vijojnë që të shtyjnë protestuesit, teksa këto të fundit ndodhen anash bulevardit. Policia ka shoqëruar një tjetër protestuese, duke përdorur edhe forcë.

Protestuesit përpiqen që të ndalin shoqërimet. Qytetarët e studentët janë shprehur se kanë të drejtën të protestojnë, pasi kjo është e drejtë e garantuar në Kushtetutë.

Gazetari Osman Stafa raporton se Gjykata Kushtetuese duhet që të reagojë për situatën e paprecedentë që po ndodh përpara Kryeministrisë.

Stafa shprehet se në Shqipëri, edhe pse qytetarët njoftojnë për protestë, ata nuk lejohet që të protestojnë e kjo është e paprecedentë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: