Pasi sulmoi presidentin amerikan, Donald Trump, Edi Rama vazhdoi çmendurinë e tij duke ndërhyrë sërish në punët e brendshme të një vendi të rëndësishëm perëndimor.
Këtë herë, Edi Rama ka vendosur të sulmojë të djathtën britanike.
Në një intervistë për të përditshmen e majtë britanike, INDEPENDENT, Rama sulmoi liderin e partisë Reform UK, Nigel Farage.
Rama tha se ai ka rënë në sondazhe për shkak se e ka zënë mallkimi shqiptar.
“Mallkimi shqiptar është diçka për të cilën duhet të keni kujdes, sepse kush i sulmon shqiptarët nuk përfundon mirë politikisht”, tha Rama.
Sipas tij, komentet e Nigel Farage për shqiptarët janë të turpshme. Ai madje tha se këto komente mund të jenë raciste.
Gazeta shkruan se Edi Rama është kryeministri më jetëgjatë një Evropë.
Madje sipas saj, gjatë kohës që ai është kryeministër, Britania ka pasur shtatë të tillë.
Por sërish, në mënyrë qesharake, Rama shprehet se Mbretëria e Bashkuar është në gjendje të dëshpëruar.
“Mbretëria e Bashkuar është një rast edhe më i dëshpëruar se Evropa”, tha Rama, duke shtuar shpresën se kryeministri i ri i Britanisë mund ta ndryshojë “rrugën e vetëshkatërrimit” të udhëhequr nga Brexit.
Pavarësisht se regjimi i tij është tronditur nga protestat, Edi Rama deklaroi për këtë gazetë se fajin e ka media sociale.
“Demokracia po hahet për së gjalli nga e keqja e medieve sociale, që u ka dhënë platformë fashistëve dhe pedofilëve”, tha Rama.
© SYRI.net