Situata është tensionuar pasditen e sotme gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Gjatë përplasjeve me policinë, protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe në drejtim të efektivëve dhe forgonëve të tyre.
Qytetarët kanë rrethuar gjithashtu automjetet e policisë, në të cilat efektivët kanë futur personat e shoqëruar, duke kundërshtuar ndalimin e tyre.
Ndërkohë, gjatë përplasjeve, efektivët kanë shoqëruar me forcë disa protestues, mes tyre edhe gra.












