Dardanët e rinj janë mposhtur të martën nga Kazakistani me rezultat minimal 1:0, në takimin e zhvilluar në Skoci.

Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Kosovën U19, e cila më parë kishte pësuar disfata edhe ndaj Belgjikës dhe Skocisë.

Skuadra kosovare, që garoi në Ligën A, nuk arriti të marrë asnjë pikë dhe e përfundoi Grupin A2 në pozitën e fundit.

Pavarësisht përpjekjeve për ta mbyllur me rezultat pozitiv këtë fazë kualifikuese, Kosova nuk arriti të shmangte humbjen as në përballjen e fundit ndaj Kazakistanit.

Kështu, përfaqësuesja e të rinjve e mbyll këtë cikël me tri humbje dhe pa pikë, duke mbetur jashtë garës për pozitat e para në grup.