Mbi 10 milion euro pasuri mes tyre prona, kompani dhe automjete janë sekuestruar nga prokuroria e Tiranës në pronësi të Ilir Shehut, i njohur edhe me emrin Ilir Pasholli. I dënuar në Itali për trafik droge, Shehu është në hetim në Shqipëri për kontrabandë ilaçesh. 51-vjeçari dhe persona të lidhur me të, sipas hetimeve, zotëronin një sërë pasurish të përfituara nëmënyrë të paligjshme nga përfshirja në ativitetin kriminal të lëndëve narkotike. Ilir shehu ishte zbuluar nga autoritetet italiane si pjesë e një skeme të sofistikuar kontrabande me ilaçe mes Italisë dhe Shqipërisë. Nga hetimet rezultoi se ai kryente blerje të ilaçeve në Itali me faturë zyrtare, ku regjistronte mbi 10 artikuj të ndryshëm farmaceutikë. Në momentin e eksportit për në Shqipëri, dokumentacioni kalon doganën italiane me vlerë dhe peshë reale. Në doganën shqiptare ndodhte manipulim, pasi ruhej vlera dhe pesha por shkurtohej lista e artikujve, duke deklaruar vetëm 4 ose 5 produkte, ndërsa pjesa tjetër futej në tregun shqiptar pa dokumentacion të rregullt. Një pjesë e këtyre barnave, legalizohen nëpërmjet një operatori tjetër, me qëllim të fshihen gjurmët e origjinës së kontrabandës. Sipas organit të akuuzës, ai krijoi një pasuri të ngritur mbi aktivitet kriminal dhe mungesë kontrolli institucional. Ai zotëron dy godina biznesi në Tiranë, të krijuar me kapital pas dënimit për trafik ndërkombëtar droge në Itali. Nga analiza e fakteve thotë prokuroria, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se kjo pasuri e luajtshme, të jetë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Përfitim i mallrave të vjedhura”, “Pengmarrje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar tashmë nga policia e atiranës dhe përfshin 14 pasuri të paluajtshme; 6 pasuri të paluajtshme në emër të bashkëshortës së tij, 6 subjekte tregtare, përfshirë biznese që ushtrojnë aktivitet në sektorin farmaceutik dhe 8 automjete.