E martë, 17 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 7 minuta më parë
Politikë

Zgjedhjet/ Qose: Bashkia e e Elbasanit do të ketë në fokus zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor

Deputeti i Partisë Socialiste, Adi Qose, ka folur për prioritetet e PS-së në Elbasan në zgjedhjet lokale të 9 majit, në kushtet e ndarjes së re territoriale, ku bashkia do të përfshijë edhe Belshin dhe Cërrikun.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, Qose tha se krijimi i bashkisë së madhe synon forcimin e kapaciteteve ekonomike dhe administrative, në mënyrë që ajo të jetë më e aftë të përfitojë nga fondet e Bashkimit Europian.

Ai theksoi se fokusi kryesor i fushatës do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës dhe ekonomisë së zonës, duke vënë në dukje potencialin që Elbasani, Belshi dhe Cërriku kanë në turizëm, ekonomi rurale dhe industri.

PJESË NGA INTERVISTA:

Reklamë

Ju jeni deputeti i Elbasanit. Me rindarjen e re sipas ligjit të ri të territorit, pra ndarjen administrative, Elbasani do të përfshijë edhe dy bashki të tjera që ishin Cëriku dhe Belshi. Cili do të jetë fokusi këtë herë, pra i fushatës zgjedhore në Elbasan të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 9 majit?

Adi Qose: Me ndarjen e re të reformës territoriale tashmë do të kemi një bashki të madhe të Elbasanit, e cila do të përbëhet nga Elbasani, Belshi edhe Cëriku. Ne kemi pasur në fokus dhe pikërisht kur kemi parashikuar këtë ndarje që të kemi bashki më të forta nga pikëpamja ekonomike, por edhe bashki më të forta për sa i përket vazhdimësisë dhe të ardhmes, duke qenë se Shqipëria ka bërë hapa të sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe do të duhet të kemi bashki të cilat janë të afta nesër të aplikojnë në fonde të ndryshme, dhe në fonde të cilat janë të shumta në fakt në Bashkimin Europian, por nga ana tjetër na duhen bashki të cilat kanë kapacitete kryesore për të aplikuar në këto fonde. Besoj që fokusi ynë kryesor do të jetë zhvillimi i mëtejshëm infrastrukturor dhe ekonomik i zonës dhe unë besoj fort që bashkia e re e formuar me Belshin, Elbasanin dhe Cërikun ka kapacitet për të ndërtuar një ekonomi tepër të fortë, duke qenë se zona përfshihet nga shumë ekonomi të ndryshme si ajo në fushën e turizmit, por dhe ekonomia rurale dhe pjesa tjetër ka të bëjë me industrinë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.