Tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni në Parkun Kombëtar të Arizonës

Tre persona humbën jetën në një aksident ajror në një park kombëtar në Arizona.

Shërbimi i Parqeve Kombëtare të SHBA-së (NPS) konfirmoi vdekjen e tyre pas një kërkimi që zgjati gjithë natën.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit zyrtar, Qendra Rajonale e Komunikimit të Grand Canyon u informua rreth orës 23:30 të së dielës se një avion Piper Comanche ishte zhdukur. Mjeti ishte parë për herë të fundit në zonën Basin, në North Rim të parkut, një pjesë më e lartë dhe më pak e frekuentuar.

Rreth orës 10:15 të mëngjesit të së hënës, ekipet gjetën rrënojat dhe një fushë me mbetje në Basin. Të tre personat që udhëtonin me avionin rezultuan të vdekur.

NPS bëri të ditur se emrat e viktimave nuk janë publikuar, për të respektuar familjet e tyre. Departamenti i Sigurisë Publike i Arizonës zhvilloi kërkime nga ajri, duke përdorur pajisje me teknologji infra të kuqe (FLIR).

Shkaqet e rrëzimit nuk janë përcaktuar ende. Hetimin do ta kryejë Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB), në bashkëpunim me Shërbimin e Parqeve Kombëtare.


Shtuar më 17.11.2026 21:01

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetsuperbetingrandpashabetyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet