E martë, 17 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pse u përjashtua Spiropali nga PS? Klosi zbulon arsyen në “Të Paekspozuarit”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, ka komentuar atë që ndodhi në Asamblenë e PS-së ditën e shtunë.

I pyetur nga moderatori Rakipi se cila ishte arsyeja e përjashtimit të Elisa Spiropalit, Klosi tha se erdhi për arsye disiplinore.

Pjesë nga diskutimi:

Rakipi: Çfarë ka bërë Elisa që e keni shpallur armike?

Reklamë

Klosi: Përgatitemi për një garë, orientohemi për një fushatë elektorale. Që nga ndarja e parë e 6 deputetëve që votuan kundër vullnetit të PS-së, që votuan presidentin e propozuar nga PD-ja. Pra, janë momente ku ndahen projektet. Jemi një forcë me 104 mijë anëtarë aktivë, kemi 83 deputetë, ka momente që duhet të marrim vendime sa i përket orientimit. Unë nuk jap arsye personale për përjashtimet. Është disiplinë në parti, është nevoja për një projekt.

Rakipi: Si u kthye njeriu më i disiplinuar i kësaj partie në njeri të padisiplinuar?

Klosi: Për pozicionin dhe detyrën që kam, e kam të vështirë të flas për individë. Vendimmarrja ishte e forumit më të lartë të PS-së, për të mbështetur projektin më të rëndësishëm, që është integrimi në BE. Orientimi i forcës sonë politike në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Disiplina është arsyeja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.