Dy shtetase shqiptare, të moshës 45 dhe 39 vjeçe, janë dëbuar nga Italia dhe janë riatdhesuar në Tiranë pas konstatimit të qëndrimit të parregullt dhe denoncimit për përvetësim sendesh të vjedhura në këtë shtet. Ngjarja është regjistruar në provincën e Piacenzës, ku dy gratë janë ndaluar nga Policia Bashkiake gjatë një kontrolli rutinë. Gjatë verifikimeve, autoritetet italiane kanë konstatuar se të dyja shtetaset shqiptare nuk kishin dokumentacion të rregullt për qëndrimin në Itali. Sipas mediave italiane, 45-vjeçarja rezultonte e dënuar më parë për grabitje pa përdorim të drejtpërdrejtë të dhunës, ndërsa 39-vjeçarja kishte pasur edhe më herët një vendim dëbimi nga Italia.