Nis grumbullimi i duhanit, çmimi fillestar 435 denarë

Grumbullimi i duhanit në RMV pa probleme, çmimi arrin afër 5 euro Grumbullimi i duhanit në RMV pa probleme, çmimi arrin afër 5 euro
Nga sot ka nisur grumbullimi i duhanit, me çmim fillestar prej 435 denarësh për kilogram për klasën e parë, 15 denarë më shumë se vitin e kaluar.
Kombinati i Duhanit në Prilep ka hapur 34 pikat e grumbullimit, ndërsa pagesa për kultivuesit do të bëhet brenda dy deri në tri ditë nga dorëzimi i prodhimit. Këtë vit pritet të grumbullohen nga 26 deri në 30 mijë tonë duhan.
Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë paralajmëron rritjen e subvencionit nga 80 në 90 denarë për kilogram, por ende nuk dihet nëse kjo masë do të zbatohet për korrjen e sivjetme.
Nga Unioni i Shoqatave të Duhanit thonë se cilësia e mirë e prodhimit krijon pritje për çmim më të lartë, por deri më tani nuk është arritur marrëveshje me blerësit për rritjen e çmimit. /Alsat/
Nga
Telegrafi
2 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate






































