Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj një raportimi të CNN, sipas të cilit Irani po harton plane për të sulmuar Washingtonin me një “bombë të pistë”, duke paralajmëruar Teheranin për pasoja të paprecedenta.
Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht këtë kërcënim të mundshëm dhe përsëriti se Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, tha se kërcënimi për një sulm iranian ndaj Shteteve të Bashkuara me një bombë të pistë nuk është i ri.
“Ky nuk është një kërcënim i ri”, deklaroi Mullin për CNBC, kur u pyet për raportimet e fundit në mediat amerikane.
“Ne e marrim shumë seriozisht. Në Departamentin e Sigurisë Kombëtare po trajtojmë vazhdimisht kërcënimet dhe po eliminojmë të gjitha ato që kemi mundësi të identifikojmë”, shtoi ai.
CNN raportoi, duke cituar burime anonime, se të dhënat e inteligjencës amerikane tregojnë se Teherani po zhvillon plane për të mundësuar shpërthimin e një bombe të pistë në kryeqytetin amerikan.
Megjithatë, zyrtarë të lartë iranianë e kanë mohuar këtë raportim, duke e cilësuar atë si të pabazuar.
© SYRI.net