“Ti je fajtor që studentët dalin në protestë”, Qori: Ja si e rrahën policët kolegun tim pedagog

17 Nëntor 2026 | 21:44

I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka denoncuar rastin e dhunimit të kolegut të tij nga policia gjatë protestave studentore në Tiranë.

Sipas Qorit, pedagogu u arrestua dhunshëm nga policia teksa po hante bukë në Parkun Rinia dhe u keqtrajtua brenda Komisariatit nr. 4, ku, sipas tij, efektivët e goditën me shpullë, duke e akuzuar se ishte nxitësi i protestave të studentëve.

Duke e quajtur këtë një nga padrejtësitë më absurde që kryhen në emër të ligjit, Qori vuri në dukje kontrastin e thellë social mes qytetarëve të thjeshtë dhe pushtetarëve.

“Përmes një shembulli, dua ta jap edhe në mënyrë më të prekshme dallimin midis qytetarit të thjeshtë, protestues në shumë raste, dhe zonjës në pushtet, zotërinjve me shumë pushtet.

Unë kam një koleg në fakultetin tim, Alfred Bushi quhet, njeriu më i fundit paqësor. Para nja dy javësh, në mes të protestës, kur protesta ishte gjithë aty, ishin mbledhur protestuesit përkohësisht dhe po hanin bukë te Parku Rinia. U turret policia të gjithëve, rrëmben disa prej tyre. Alfred Bushin, pedagog, e kanë rrahur. Ndërkohë që e çojnë në makinën e policisë, e kanë rrahur. Po e di çfarë është më e rënda? E kanë rrahur edhe në Komisariatin nr. 4 të policisë! Dhe nuk e kanë rrahur pavarësisht se ishte pedagog. Kur ky ka thënë: ‘Unë jam pedagog’, ata e kanë goditur me shpullë, duke i thënë: ‘Ti je fajtori që studentët dalin në protestë!’

Tani, në Shqipëri janë kryer shumë krime në historinë tonë, por nuk ma ha mendja që ndonjëherë dikush të ketë ngrënë një shpullë më shumë pse është pedagog. Janë bërë krime, janë vrarë njerëz. Pedagogu, njeriu paqësor, me duar në xhepa, që ha bukë te Parku Rinia, ndërkohë që jemi në mes të një proteste që nuk ka akt dhune në ato momente, jo vetëm merret, jo vetëm mbahet, por edhe rrihet. Ndërkohë që zyrtarit të korruptuar nuk i hyn gjemb në këmbë! Nuk i hyn gjemb në këmbë! Dhe kjo është padrejtësia e madhe që kësaj radhe bëhet në emër të ligjit”, u shpreh Qori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë videosh ka SPAK? Karamuço zbulon detaje: Janë filmime të bëra në zyrën e Ergys Agasit

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në një lidhje online për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me materialet filmike që ndodhen...
21:18 | 17/11/2026

U përplas një natë më parë nga një makinë, ndërron jetë në spital i moshuari në Elbasan! Autori në kërkim

Selman Bardhi, këmbësori që u përplas nga një automjet mbrëmjen e së hënës në Mëngël të Elbasanit, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të...
20:50 | 17/11/2026

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, AMP arreston punonjësin e Policisë në Kavajë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar këtë të martë urdhrin e Prokurorisë Durrës për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të...
20:17 | 17/11/2026