• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në FIFA, Diallo sfidon hapur Infantinon: Do të marr vota edhe jashtë Evropës!

by A. Q
17/11/2026 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë janë zgjidhur të gjitha dilemat, Phillippe Diallo, kreu i Federatës Franceze të Futbollit, pas miratimit të Komitetit Ekzkekutiv të këtij organizmi, konfirmoi se është njeriu(kaq i kërkuar nga UEFA) që do të përfaqësojë Evropës në garën kundër Gianni Infantinos për presidencën e FIFA.

‘Në ditët e kaluara nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA dhe presidenti Ceferin erdhën ftesa që ndërmerrja hapin para-tregon Diallo-për t’u zgjedhur duhen 106 vota, nisem nga një bazë me 55 vota të Evropës; do të kërkojmë votat e të tjerëve, nga kontinente të tjera kam marrë sinjale konsensusi që do t’i bëj të ditura në ditët e ardhshme’

Një mbështetje unanime nga kontinenti i tij, si pikënisje për të dobësuar konsensusin që gëzon aktualisht njeriu më i fuqishëm i futbollit botëror.

“Bota e futbollit është në gjendje shoku. Duhet t’i japim fund drejtimit të përqendruar në duart e një njeriu të vetëm-ky është synimi i parë i francezit-Çështjet më të rëndësishme nuk mund të vendosen më në prapaskenë, pa transparencë dhe pa u konsultuar me askënd, duke anashkaluar Komitetin Ekzekutiv. Vizioni im është ai i një qeverisjeje të hapur, ku vendimmarrja bëhet në mënyrë kolegjiale’

Megjithatë, misioni nuk do të jetë i lehtë. Pavarësisht skandaleve të kësaj vere, Infantino ka siguruar javët e fundit mbështetjen e disa federatave kontinentale: atyre të Azisë, vendeve arabe dhe Karaibeve, si dhe përkrahjen e disa federatave të tjera veçmas, nga Argjentina e të shumëpërfolurit “Chiqui” Tapia deri te Mauritania.

“Përpara më pret një fushatë në shkallë botërore-deklaroi Diallo, i vetëdijshëm se ka shumë terren për të rikuperuar dhe se duhet të kërkojë mbështetje kryesisht në Afrikë dhe Amerikë. Ai po hyn në një garë që ka nisur me shumë vonesë dhe, ndoshta, nuk është kandidati bindës që UEFA do të kishte dëshiruar.  Situatën e vështirëson edhe fakti se Federata Franceze e Futbollit e tërhoqi zyrtarisht mbështetjen për presidentin aktual të FIFA-s vetëm më 10 shtator, pra dy muaj më parë.

‘Jam disi i habitur që emri i tij po përmendet si kandidaturë për të rrëzuar Infantinon. Ai është paksa i paqëndrueshëm. A ka peshën e nevojshme për të penguar rizgjedhjen e tij?’– pyeti me një dozë ironie ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, në një prononcim për mediat franceze. Duhet kujtuar se pikërisht Blatter ishte përdorur një ditë më parë si pikë referimi negative nga Jurgen Klopp, i cili kishte deklaruar:

“Nuk do ta kisha menduar kurrë se gjërat mund të përkeqësoheshin edhe më shumë pas Blatterit”.

Megjithatë, gara mund të mos jetë vetëm mes dy kandidatëve. Gjithnjë e më konkrete duket mundësia e hyrjes në garë të një kandidati të tretë: ish-futbollistit zviceran Ramon Vega. Në një bisedë me median “Politico”, ai konfirmoi se ka siguruar mbështetjen e pesë federatave, numri minimal i kërkuar për të shpallur zyrtarisht kandidaturën si kandidat i pavarur. Një tjetër emër surprizë është Kozo Tashima, president nderi i Federatës Japoneze të Futbollit dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të FIFA-s. Megjithatë, vetëm pak orë para përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturave, duket se ai nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në FIFA, Diallo sfidon hapur Infantinon: Do të marr vota edhe jashtë Evropës!

Zgjedhjet në FIFA, Diallo sfidon hapur Infantinon: Do të marr vota edhe jashtë Evropës!

November 17, 2026
Rinis lufta, SHBA godet me bomba Iranin, objektiv ishulli strategjik i Qeshmit!

Rinis lufta, SHBA godet me bomba Iranin, objektiv ishulli strategjik i Qeshmit!

November 17, 2026
Aksident tragjik me motor, humbin jetën dy shqiptarë në Kretë -

EMRI/ U aksidentua një ditë më parë në Elbasan, ndërron jetë këmbësori, identifikohet viktima!

November 17, 2026
Trojka e Botës në një tryezë, Putin mbërrin në Kinë për samitin me Trump dhe Xi!

Trojka e Botës në një tryezë, Putin mbërrin në Kinë për samitin me Trump dhe Xi!

November 17, 2026
“Politika serbe nuk ka ndryshim për Prishtinën”- Shala: Situata gjeopolitike duhet shfrytëzuar që Kosovës t’i hapet rruga për njohje

“Politika serbe nuk ka ndryshim për Prishtinën”- Shala: Situata gjeopolitike duhet shfrytëzuar që Kosovës t’i hapet rruga për njohje

November 17, 2026
“Nuk jam për aleancë qelbësirash”- Alibeaj paralajmëron Pashajn: Kujdes, në politikë ka edhe thika pas shpine! Nëse uleni me Berishën dhe Ramën…

“Nuk jam për aleancë qelbësirash”- Alibeaj paralajmëron Pashajn: Kujdes, në politikë ka edhe thika pas shpine! Nëse uleni me Berishën dhe Ramën…

November 17, 2026
Të paktën 27 tonë mish derri me dokumente false, firma në qendër të skandalit, AKU e bllokoi dhe heshti për një muaj!

Të paktën 27 tonë mish derri me dokumente false, firma në qendër të skandalit, AKU e bllokoi dhe heshti për një muaj!

November 17, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin IA për të depërtuar brenda 3 orësh! SHBA teston sistemet…

November 17, 2026
Debati me Farage, Rama flet për radion britanike: Ku dreqin do t’i gjeni taksixhinjtë?!

“Duam të jemi pjesë e BE sa më shpejt”- Rama për “The Independent”: Farage s’e mbajti premtimin, rënia në sondazhe është mallkim për…

November 17, 2026
58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

A po vjen lufta? BE në gatishmëri për krizat, Komisioni Europian udhëzon qytetarët të përgatiten për 72 orë pa ndihmë shtetërore, ekspertët: Kemi…

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In