Një punonjës i Policisë së Kavajës është prangosur mbrëmjen e sotme, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv gjatë ushtrimit të funksionit.
Ndaj 36-vjeçarit nga Durrësi Andi Cani, Gjykata e Durrësit pati caktuar, paraprakisht në mungesë, masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Durrësit për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.
Sipas vendimit gjyqësor, gjykata ka vlerësuar se dyshimet për këto vepra penale dhe rrezikshmëria shoqërore e paraqitur nga rrethanat e çështjes e bëjnë të papërshtatshme caktimin e një mase më të lehtë sigurie.
Për këtë arsye, ka vendosur arrestimin në burg të efektivit.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Durrësit për zbatimin e masës së sigurisë ndaj punonjësit të rolit bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar penale.
© SYRI.net
U përplas një natë më parë në Elbasan, ndërron jetë në spital i moshuari, autori në kërkim
Ky është 'Visi i Peqinit', Eskobari shqiptar që çoi në Europë tonelata me kokainë. Eurot i groposi tek ullinjtë
Ndalimi i publikimit të akteve pas pushimit të procedimit - Shoqata e Prokurorëve: Të rishikohet!