Tensionet kanë vijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës së 171-të kundër qeverisë, ku policia ka ndërhyrë edhe ndaj një protestuesi të moshuar.
Në pamjet e publikuara nga protesta, qytetari shihet teksa tërhiqet zvarrë nga efektivët dhe më pas futet me forcë në një furgon policie. Në momentin e ndërhyrjes, ai ndodhej në bulevard, pranë biçikletës së tij.
Pavarësisht ndërhyrjeve dhe shoqërimeve, qytetarët kanë vijuar marshimin dhe protestën kundër qeverisë.












