Erla-Gjin Gjonit: E mundni dot Ramën po të ndryshojë sistemi zgjedhor?
Një diskutim është zhvilluar në emisionin “Now” në Euronews Albania, mes moderatores Erla Mëhilli dhe deputetit demokrat, Gjin Gjoni.
Në fokus të diskutimit ishin kërkesat e opozitës për proporcional kombëtar, lista 100% të hapura dhe rikthimin e formulës së koalicioneve parazgjedhore si mekanizëm për të siguruar rotacionin politik dhe për të larguar Edi Ramën nga pushteti.
Gjatë emisionit, Mëhilli e pyeti Gjonin nëse i kanë bërë llogaritë për të arritur qëllimin që kanë për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.
Gjoni sqaroi se qëllimi është përfshirja e të gjitha forcave opozitare dhe alternative, përfshirë lëvizje të reja politike, për të maksimizuar votën kundër qeverisë aktuale.
Diskutimet:
Mëhilli: Një minutë vetëm të kuptoj diçka. Ju kërkoni proporcional kombëtar, lista 100% të hapura dhe kthimi i koalicioneve para zgjedhore. I keni bërë llogaritë se kjo është politike në fund fare. I keni bërë llogaritë që me këtë sistem, ju e mundi dot Ramën?
Gjoni: Ja të dalim tek çështjet. Partia Demokratike është nisur që të bëjë një kod zgjedhor më të mirë të mundshëm që t’i përshtatet të gjithë shqiptarëve, se kjo është kërkesë jo e Partisë Demokratike, por është kërkesë e gjithë forcave politike të cilët nuk duan. Nuk duan. Po patjetër nuk duan në Edi Ramën, por dhe një pjese që nuk janë as me ne, as me këto partitë e tjera, por që mund të jenë në shesh.
Po patjetër se të gjithë kërkojnë që deputetët mos t’i caktojnë kryetarët e partive, po të caktohen mbi bazën e një liste, të cilët secili prej atyre të japë.
Mëhilli: Ju bini dakort që deputetët mos ua caktojë më Sali Berisha?
Gjoni: Po tani ti, unë e kuptoj që ti kërkon ta personalizosh. Ne po flasim për parimin e përgjithshëm.
Mëhilli: Bëhet biseda më e thjeshtë dhe për qytetarët.
Gjoni: Po unë e kuptoj që ti do kërkon që të bësh skup televiziv. Tani problemi është i tillë që me koalicionet parazgjedhore, me të drejtë zoti Bylykbashi e tha dhe secili prej nesh e pranojmë që koalicionet parazgjedhore gjithmonë kanë dhënë mundësinë e rotacionit.
Mëhilli: Pra ju doni të ktheheni te 2013 në një farë mënyre?
Gjoni: Duke qenë se jam ekspert i reformës i komisionit prandaj më le që ta sqaroj dhe për publikun jo vetëm për juve se ju unë e di që keni një jurist në shtëpi dhe ja sqaron të gjitha këto dhe ti s’pret që të vijë të vijë konkluzioni. Tani problemi është i tillë që në marrëveshjen e 2020-s, të 5 dhjetorit këtë u kërkua që koalicionet parazgjedhore të qëndronin.
Tani në rast se ne biem dakord me partinë Shqipëria Bëhet, me partinë Mundësia, me partinë Qorr, çdo parti tjetër, po e them në aspektin hipotetik.
Po patjetër që ne krijojmë një koalicion të madh dhe secili nga partitë, pavarësisht se është brenda koalicionit, ka listën e vetë dhe mbi bazën e numrave të zgjedhësve dhe të votuesve të tyre përcakton edhe numrin e deputetëve, por ama në qëllimin final ne kemi largimin e Ramës, maksimalizimin e votës, por mund të ndahemi në momentin e fundit që është kush do jetë kryeministri i ardhshëm, cilat ministra do marrim.
Dhe ky koalicion edhe mund të shpërbëhet por problemi është që të shkojmë deri këtu ne i japim të gjitha variantet të cilët janë të mundshme.
“Partia Mundësia nuk do të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore”, Doda jep lajmin dhe zbulon arsyen
Çfarë videosh ka SPAK? Karamuço zbulon detajet: Janë filmime të bëra në zyrën e Ergys Agasit
Tensione në protestë, përplasje mes policisë dhe protestuesve! Shoqërohen disa persona
- 22:27 Qori i prerë: Nuk ulem në tryezë me Berishën! Gjin Gjoni: Slogane bolshevike
- 21:59 “Partia Mundësia nuk do të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore”, Doda jep lajmin dhe zbulon arsyen
- 21:44 “Ti je fajtor që studentët dalin në protestë”, Qori: Ja si e rrahën policët kolegun tim pedagog
- 21:27 Karton i kuq për Hajrizin, Irlanda kalon në avantazh ndaj Kosovës
- 21:22 FBI ngre alarmin: Hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sistemet e kompanive në mbarë botën
- 21:18 Çfarë videosh ka SPAK? Karamuço zbulon detajet: Janë filmime të bëra në zyrën e Ergys Agasit