Fotoreporteri Marxhen Bokshi është arrestuar gjatë protestës para Kryeministrisë, teksa po fotografonte policët gjatë ushtrimit të dhunës ndaj protestuesve.
Arrestimi i tij është bërë me urdhër të shefit të Komisariatit nr. 1, Ervin Hasrama.
Bokshi, i cili punon për një agjenci fotografike, po dokumentonte përplasjet dhe ndërhyrjen e efektivëve ndaj qytetarëve.
Arrestimi i fotoreporterit ngre shqetësime për lirinë e medias dhe të drejtën e gazetarëve për të dokumentuar zhvillimet gjatë protestave, përfshirë veprimet e policisë.
© SYRI.net