SHBA-së i hiqet statusi i eliminimit të fruthit pas 26 vitesh, mbi 7,700 raste dhe 13 viktima në 2025

Pas 26 vitesh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk konsiderohen më një vend ku fruthi është eliminuar, pasi transmetimi i virusit ka vijuar dhe epidemia nuk është frenuar.

Organizata Panamerikane e Shëndetësisë (PAHO) e bëri të ditur vendimin të martën, duke njoftuar se të njëjtin status e kanë humbur edhe Bolivia dhe Meksika.

Të lidhura

None found

Që nga viti 2025, në SHBA janë evidentuar rreth 7,700 raste infektimi dhe të paktën 13 persona kanë humbur jetën. Pjesa më e madhe e të prekurve rezultojnë të pavaksinuar.

Vendimi erdhi pasi i njëjti virus është transmetuar në mënyrë të pandërprerë për më shumë se një vit, çka tregon se fruthi nuk është më nën kontrollin e nevojshëm për të ruajtur certifikimin e eliminimit.

PAHO u ka kërkuar autoriteteve amerikane të hartojnë një plan korrigjues. Dokumenti duhet të përfshijë forcimin e vaksinimit, përmirësimin e mbikëqyrjes epidemiologjike dhe masat për reagimin ndaj shpërthimeve.

Për të rifituar statusin, SHBA-ja duhet të dëshmojë se nuk ka pasur transmetim të virusit për 12 muaj radhazi.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) deklaruan se do të vijojnë përpjekjet për të ndalur shpërthimet dhe për të rikthyer statusin e eliminimit të fruthit.

Rreziku është veçanërisht i lartë për foshnjat nën një vjeç, të cilat nuk e kanë arritur ende moshën kur kryhet vaksinimi rutinë kundër fruthit.


Shtuar më 17.11.2026 22:31

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetsuperbetingrandpashabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet