Bushati ironizon zgjedhjet në Tiranë: Edhe shoferi i Ramës të kandidojë, fiton

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës dhe kandidati që duhet të përzgjedhë Partia Socialiste ishin në fokus të diskutimit në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.
Analisti Andi Bushati ironizoi garën, duke deklaruar se PS-ja mund të fitojë edhe nëse kandidon shoferi i kryeministrit Edi Rama.
Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, u shpreh i bindur për fitoren e socialistëve, pavarësisht numrit të kandidatëve me të cilët do të paraqitet opozita.
Pjesë nga intervista:
Rakipi: Çfarë kandidati i duhet Ramës për Tiranën?
Bushati: Kur këtu e bëjnë prapë me grupe kriminale, këtë le të vënë edhe shoferin e Edi Ramës, e kanë të fituar.
Klosi: Në garën e vitit 2025 ne u paraqitëm si një formacion. Kundërshtarët tanë u paraqitën me katër forca politike. Pra, edhe në rastin se opozita do të dalë me një kandidat apo me katër kandidatë, do të jetë fitorja e PS-së. Nuk do të jetë në diskutim. Ne nuk kemi kandidatë përballë.




