Një sulm i gjerë kibernetik ka vënë në rrezik 178 organizata dhe faqe interneti në mbarë botën, mes tyre disa prej kompanive dhe mediave më të njohura ndërkombëtare, si CNN, BBC, Zoom, IKEA, Fox News, HSBC dhe Salesforce. Hakerët kanë shfrytëzuar platformën teknologjike Optimizely për të futur kode keqdashëse në faqet e internetit të këtyre organizatave. Këto kode aktivizoheshin gjatë vizitës së përdoruesve në faqet përkatëse dhe synonin të merrnin të dhëna personale, informacione financiare dhe të dhëna të tjera nga pajisjet e tyre.