Franca konfirmon praninë e ushtarakëve në Ukrainë: Nuk jemi palë në luftë, thotë Barrot

Franca ka konfirmuar se ka personel ushtarak në Ukrainë, ndërsa ka theksuar se nuk merr pjesë në luftimet kundër Rusisë.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, e bëri të ditur këtë sot në një intervistë për televizionin France 5.

Të lidhura

None found

“Nuk jemi bashkëluftëtarë në Ukrainë dhe nuk synojmë të bëhemi të tillë, por mbështesim ushtrinë dhe rezistencën ukrainase”, deklaroi Barrot.

Gjatë intervistës, ai u pyet për misionin “Volia”, për të cilin Radio France Internationale (RFI) raportoi fillimisht se ishte në veprim që nga vera e vitit 2026.

Ministri tha se, për një popull që mbron pavarësinë, lirinë dhe demokracinë në kufijtë e Evropës, si dhe lufton për sigurinë e saj, minimumi është dërgimi i personelit të trajnimit dhe i operatorëve të mirëmbajtjes. Sipas tij, kjo nuk përbën operacion ushtarak: bëhet fjalë për punë mirëmbajtjeje në zona shumë larg vijës së frontit dhe në përmasa të kufizuara.

Që prej pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, Franca ka trajnuar trupa ukrainase, por aktivitetin e ka zhvilluar në territorin francez dhe në Poloni, për të shmangur përshkallëzimin e drejtpërdrejtë të konfliktit me Rusinë.


Shtuar më 17.11.2026 22:50

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetsuperbetingrandpashabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet