Kartoni i kuq i Hajrizit dhe dy penallti fundosin Kosovën, “Dardanët” mbeten sërish në Ligën B
Danimarka dhe Norvegjia u bënë protagoniste të një derbi nordik dramatik ku ajo që arriti të marrë më të mirën ishte pikërisht Norvegjia që arriti të fitojë me përmbysje me rezultatin 3-2.
Danimarka e nisi vrullshëm këtë ndeshje teksa brenda 14 minutave të para mori avantazhin e dyfishtë në rezultat. Në minutën e 11 Hojlund, autori i një dygolëshi në sfidën me Portugalinë zhbllokoi rezultatin në 1-0 pas asistit të Isaksen. Pa u shuar mirë festa për këtë gol, Danimarka shënoi edhe të dytin këtë radhë me Hojbjerg, ku edhe ky u shërbye nga Isaksen dhe rezultati shkoi në 2-0. Megjithatë Norvegjia u zgjua dhe në minutën e 33 shënoi me Haaland, por goli i tij u anulua nga sistemi VAR. Gjithsesi nuk vonoi shumë dhe Vikingët arritën të shkurtonin shifrat në 2-1 po me Erling Haaland dhe me këto shifra u mbyll edhe pjesa e parë. Gjithçka po shkonte mjaft për Danimarkën, por në minutën e 84 Norvegjia barazoi shifrat në 2-2 me golin e Odegaard. Kur u duk se çdo fgjë po shkonte drejt barazimit, Norvegjia shkaktoi dramën e madhe dhe shënoi golin e fitores 3-2 me Erling Haaland me penallti dhe shkon në 9 pikë duke u kualifikuar për në çerekfinale.
Ndërkaq, Portugalia që e kishte siguruar prej kohësh kualifikimin për në çerekfinale e mbylli këtë edicion të Nations League me fitoren ndaj Uellsit 3-2 edhe pse në fazën e fundit të sfidës luajti në inferioritet numerik pas ndëshkimit me karton të kuq të Pedro Netos, një prej autorëve të golave për luzitanët. Dy të tjerët i shënuan Bruno Fernandes dhe Carlos Forbs. Ndërsa për Uellsin shënuan Brooks dhe Thomas.
Renditja përfundimtare e Grupit A4 të Nations League sheh Portugalinë në vendin e parë me 15 pikë, Norvegjinë me 9, Danimarkën me 9 dhe Uellsin në fund me 3 pikë.
Top Channel