Qeveria e Serbisë ka nënshkruar marrëveshjen për ndërprerjen zyrtare të kontratës prej rreth 500 milionë dollarësh me kompaninë e lidhur me Jared Kushner për ndërtimin e një kompleksi luksoz me hotel të markës Trump në Beograd. Projekti ishte propozuar nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, përmes kompanisë së tij të investimeve Affinity Partners. Ministria serbe e Ndërtimit, Aleksandra Sofronijeviç ka konfirmuar se procedurat për përfundimin e marrëveshjes do të mbyllen në fillim të kësaj jave dhe se qeveria serbe, kishte vendosur të tërhiqej nga projekti që në muajin gusht. Sakaq, ministrja serbe ka bërë me dije se palët kanë hequr dorë nga çdo pretendim financiar apo dëmshpërblim ndaj njëra-tjetrës, duke shmangur procedurat e arbitrazhit.