Nxënësit e sistemit parauniversitar në vendin tonë do të mësojnë rregullat e sigurisë në rrugë. Ndërsa aksidentet rrugore raportohen në shifra të larta, kjo lëndë, e hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit pritet të bëhet pjesë e kurrikukalve mësimore për shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, është finalizuar kurrikula për edukimin mbi sigurinë rrugore që të përfshihet në arsimin parauniversitar për t’u mësuar fëmijëve dhe të rinjve rregullat e qarkullimit rrugor me njohjen e rreziqeve dhe sjelljen e sigurtë në rrugë për të gjithë përdoruesit.