Policia greke, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ka parandaluar një atentat të dyshuar ndaj një biznesmeni izraelit në Greqi. Në kuadër të operacionit janë arrestuar gjashtë persona, katër prej të cilëve shqiptarë.
Sipas raportimeve të “Top Channel”, shënjestër e atentatit ishte Avraam-Minos E. Moissis, biznesmen dhe drejtues i lartë i një kompanie izraelite të prodhimit të armëve. Ai është i përfshirë gjithashtu në drejtimin dhe bordet e disa kompanive të mëdha në Greqi, veçanërisht në sektorët farmaceutikë dhe tregtarë-industrialë.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se kreu i grupit dyshohet të jetë Edriz Mavaneh, ndërsa pjesë e grupit dyshohet se ishin persona me pikëpamje radikale islamike nga Kumanova dhe Shkupi.
Dy nga të dyshuarit u arrestuan në Greqi ndërsa katër të tjerë në Maqedoni.
Sipas hetimeve, anëtarët e celulës dyshohet se do të kryenin atentatin ndaj biznesmenit izraelit. Operacioni dyshohet se ishte financuar nga një shtetas iranian, i identifikuar si Mabanex, i cili, sipas autoriteteve, kishte marrë urdhër nga shërbimet iraniane të inteligjencës për eliminimin e biznesmenit.
Edhe
Greqia konfirmon dëmtimin e anijes në afërsi të Hormuzit, por jo edhe sekuestrimin
Sipas hetimeve, personat e dyshuar ishin rekrutuar në Kumanovë dhe kishin tentuar të hynin në Greqi për të kryer atentatin. Megjithatë, disa prej tyre ishin ndaluar në kufi, pasi rezultonin në listat e personave të dyshuar për pikëpamje radikale.
Policia greke ka bërë të ditur se grupi ishte mbajtur nën përgjim për rreth një vit.
-
Turqia arreston 10 të dyshuar për sulmin me armë jashtë Konsullatës izraelite në Stamboll
-
Britania arreston katër persona, dyshohen se ndihmonin shërbimin sekret të Iranit
-
CNN: Izraeli synoi vrasjen e udhëheqësit suprem dhe presidentit të Iranit
-
Kosovari arrestohet në Greqi, sekuestrohen 324kg kanabis