Celebrities Showbiz

A bëhet Andrra xheloze për koleget e tij? Sinan Hoxha përgjigjet: Janë vogëlsira, ajo e di me kë është martuar…

I ftuar në emisionin “Ndryshe“, me Elona Duron dhe Eni Shehun, ka qenë këngëtari i njohur Sinan Hoxha. Gjatë intervistës, artisti ka ndarë detaje nga projekti i tij më i ri muzikor, bashkëpunimi me Gerta Saramatin në këngën “Vdes për ty”, si dhe ka folur për marrëdhënien mes jetës personale dhe karrierës së tij artistike.

Në nisje të bisedës, Eni Shehu e ka ngacmuar këngëtarin lidhur me bashkëpunimin me një artiste femër, duke e pyetur edhe se si mund ta priste bashkëshortja e tij, Andrra, këtë projekt. Sinan Hoxha i ka cilësuar këto si “vogëlsira”, duke theksuar se Andrra nuk ka ndërhyrë asnjëherë në karrierën e tij muzikore dhe se që prej fillimit të lidhjes së tyre ka qenë gjithmonë mbështetëse e punës së tij.

Pikë së pari, Andrra nuk ka pse merret, nuk ndërhyn në mënyrë absolute në karrierën time dhe nuk merret me këto vogëlsira. Janë shumë vogëlsira, nuk ka lidhje Andrra me punën time, me biznesin tim. Ajo e di me kë është martuar, gjithmonë në mbështetje të karrierës sime, pasi që ditën e parë që është lidhur me mua e ka pasur të qartë edhe vetë që është martuar me një person, i cili ka marrëdhënie me shumë kolege dhe këngëtare. Këto janë vogëlsira.