Wednesday / November 18 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në shtator garancitë e dhëna nga qeveria arritën në 9.4 mln euro

Share Share Icon

Vlera e garancisë sovrane e dhënë nga qeveria shqiptare në kuadër të programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde” arriti vlerën e 867 milionë lekëve (rreth 9.4 milionë eurove) në fund të muajit shtator.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se vlera e përdorur e kësaj garancisë është rritur me 50% (rreth 290 milionë lekë) gjatë tremujorit të tretë të vitit.

Kushtet e skemës së garancisë parashikojnë Ministria e Financave mund të garantojë deri në 70% të shumës së kredisë. Mbi këtë bazë, mund të llogaritet se vlera totale e kredisë e gjeneruar nga programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde” deri në fund të 9-mujorit 2026 ishte rreth 1.24 miliardë lekë ose 13.5 milionë euro.

Garancia shtetërore për kreditimin e bizneseve mikro, të vogla e të mesme dhe fermerëve të regjistruar, u miratua fillimisht në korrik të vitit 2025, ndërsa u amendua me dy vendime të tjera të qeverisë shqiptare, në qershor dhe korrik 2026.

Sipas vendimit të fundit, Ministria e Financave merr përsipër të garantojë kredi për bizneset deri në vlerën e 5 miliardë lekëve. Nga kjo shumë, vlera prej së paku 1.5 miliardë lekësh do jetë e dedikuar për sektorin e bujqësisë dhe pjesa e mbetur prej deri në 3.5 miliardë lekësh për sektorët e tjerë të ekonomisë.

Për ofrimin e kredive në kuadrin e këtij programi, qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshje me 11 banka tregtare në vend. Bankat mund të japin hua të garantuara për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, në aktivitetet kryesore ekonomike në vend.

Qëllimi i përdorimit të huasë duhet të jetë investimi për asete fizike dhe teknologjike që rrisin kapacitetet prodhuese, cilësinë e prodhimit dhe eficiencën operacionale të bizneseve.

Vlera maksimale e kredive që mund të përfitojë një huamarrës i vetëm është 200 milionë lekë, ndërsa afati maksimal i kredisë mund të jetë deri në dhjetë vjet.

Kreditë duhet të jepen në Lekë, me një normë e interesi jo më të lartë se 2% dhe me tarifa të tjera të aplikueshme ndaj huamarrësve jo më shumë se 0.5%.

Pavarësisht garancisë së ofruar, huamarrësi duhet të përmbushë kriteret financiare dhe ligjore të bankës përkatëse.

Megjithatë, vendimi i qeverisë përjashton nga garancia aplikuesit që kanë kredi me probleme, ata që kanë detyrime  tatimore të papaguara dhe subjektet me aksionarë ose administratorë individë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për mashtrim, korrupsion, përfshirje në organizatë kriminale apo për çdo lloj veprimtarie tjetër të paligjshme që dëmton interesat financiarë të fondeve publike.

Afati i aplikimeve për të përfituar nga ky program është data 20 nëntor 2027. /E.Shehu

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Bota /

Sulm kibernetik në 178 faqe globale, mes tyre CNN dhe Zoom, synon vjedhjen e të dhënave

Një sulm kibernetik në shkallë të gjerë ka ekspozuar vizitorët e faqeve të internetit të 178 organizatave në mbarë botën ndaj programeve keqdashëse...

10 hours më parë 3 Min Lexim

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta zbret në 207 lekë për litër

Çmimi tavan i naftës me pakicë u ul me 3 lekë, në 207 lekë për litër, me vendimin e 17 nëntorit të Bordit të Transparencës. Benzina dhe gazi për au...

17 hours më parë 1 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!